Haliti: Normale që deputetët diskutojnë për interesat elektorale personale

Aktuale December 07, 2018 - 16:35
Lexo tjera detaje

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, derisa po diskutohet për buxhetin e Kosovës për vitin e ardhshëm tha se për deputetët e Kuvendit është normale që të diskutojnë për interesa elektorale personale, edhe pse po flitet për buxhetin e vendit, raporton “Zëri.info”.

Sipas tij, ministrat e vendit duhet të japin llogari dhe sqarime ne lidhje me buxhetin.

Në anën tjetër, Haliti foli edhe për raportin e shtetit me taksapaguesit, me çrrastë pati edhe vërejtje.

“Dëgjova se do të rritet buxheti i shtetit dhe kjo është e arritur. Ne nuk patëm një raport të saktë se si do të rritet ky buxhet. Unë kam vërejtje se nuk ka raport se cila është gjendja reale në raport shtet-tatimpagues. Vazhdimisht kemi vërejtje në komuna të cilat nuk arrijnë t’i mbledhin taksat, dhe pastaj shteti duhet të ndërhyjë për të përmbushur nevojat e komunave”, tha ai.

Nënkryetari i Kuvendit kërkoi që të shqyrtohet edhe autostrada Prishtinë-Pejë, ku sipas tij, rrezikohen qytetarët.

“Autostrada Prishtinë-Pejë nuk ka siguri as shoferi as këmbësori, sepse është e lidhur me oborre të shtëpive. Shihni mundësinë që pjesa tjetër e autostradës të kaloj larg zonave të banuara”, tha ai/ZËRI/