Deda: Buxheti i Kuvendit më i vogël se i RTK-së

Aktuale December 07, 2018 - 16:15
Lajmet e fundit nga vendi

Deputeti nga radhët e Alternatives, Ilir Deda në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për buxhetin e vitit 2019, kritikoi buxhetin i cili është paraparë për Kuvendin e Kosovës, raporton “Zëri.info”.

Sipas tij, për Kuvendin është paraparë më pak buxhet se sa për Radio Televizionin e Kosovës.

LEXO EDHE: Ahmeti e Gorani flasin me publicistë për projekt-rezolutën për dialogun

“Mos prisni që deputetët e Kuvendit të Kosovës ta kryejnë punën mirë, kur buxheti nuk është i tillë. Nuk mund të flasim për parimin e ndarjes së pushteteve kur buxheti ynë është më i vogël se i RTK-së. Nuk jemi serioz. Kemi obligim që buxhetin në Kuvend të mos na caktoj qeveria. Është hera e katërt që e diskutoj problemin e mendjes së Kuvendit si institucion të dobët. Duhet të reflektohet për lexim të dytë”, tha ai./ZËRI