Haxhiu: Të krijohet një institucion i veçantë që lufton korrupsionin

Haxhiu: Të krijohet një institucion i veçantë që lufton korrupsionin

Aktuale dhjetor 07, 2018 - 13:45
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu tha sot se korrupsioni është një ndër dukuritë më negative në Kosovë, raporton “Zëri.info”.

Haxhiu tha se nëse do të merrej parasysh, ajo do të kërkonte krijimin e një institucioni të veçantë që lufton korrupsionin.

“Është tepër e rëndësishme të ketë vetëm një institucion të veçantë që merret vetëm me korrupsionin”, deklaroi Haxhiu.

Në një diskutim të mbajtur me studentë me temën, “Ligji lufton korrupsionin”, të organizuar nga Lëvizja Fol dhe Democracy Plus, deputetja Albulena Haxhiu, tha se vendet të cilat e kanë nivelin e lartë të krimit e korrupsionit janë vende qe nuk janë të zhvilluara ekonomikisht dhe kur ka korrupsion humb edhe besimi në institucione e sidomos në institucionet e drejtësisë.

“Kosova problemin me korrupsionin e ka me jakat e bardha, pra, me zyrtarët e lartë shtetëror, me këto rroga që kanë nuk mund të krijosh pallate brenda e jashtë Kosovës”, tha Haxhiu.

Ajo pohoi se në Kosovë nuk ka vullnet politik për ta adresuar ka të çështje në institucionet e drejtësisë.

Haxhiu foli edhe për ligjin për sinjalizuesit dhe tha se e vlerëson këtë ligj sepse siç tha ajo u jep të drejtë zyrtarëve ti raportojnë shkeljet brenda institucioneve dhe të mbrohen me ligj./Zëri