Beqa: Buxheti i vitit 2019, impakt në zhvillimin ekonomik

Aktuale December 07, 2018 - 13:43
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa tha se përmes buxhetit të vitit të ardhshëm koalicioni qeverisës pretendon që të realizojë programin e saj në të gjithat fushat e rëndësishme në vend, raporton “Zëri.info”.

Sipas tij, ka pasur rritje të buxhetit, në shëndetësi, arsim e ekonomi.

“Projektligji për buxhetin është moment shumë i rëndësishëm për institucionet e vendit dhe qytetarët. Është e kuptueshëm që qeveria përmes buxhetit tenton ta realizojë programin e saj qeverisës, për sundim të ligjit, reforma në drejtësi, aftësim në shëndetësi, sport e kulture. Kemi një rritje të investimeve kapitale, e cila konsideroj që ka impakt të drejtpërdrejtë na zhvillimin ekonomik. Përmes këtij buxheti qeveria ka pretenduar që të bëjë një zgjidhje. Kemi rritje të buxhetit në shëndetësi e në skemat sociale, arsim e zhvillim ekonomik”, tha ai./Zëri/