Kalludra: Një shumë e buxhetit do shkojë për ministra e zëvendësministra

Kalludra: Një shumë e buxhetit do shkojë për ministra e zëvendësministra

Aktuale dhjetor 07, 2018 - 13:27
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Mirjeta Kalludra ka kritikuar buxhetin e paraparë për vitin 2019. Sipas saj, një shumë e madhe e buxhetit shkon për qeverinë, raporton “Zëri.info”

Kalludra ka shprehur edhe shqetësimin e saj sa i përket buxhetit të ndarë për shëndetësinë në Kosovë.

“Një shumë e buxhetit do të shkojë për qeverinë me numër të madh të ministrave dhe zëvendësministra, kemi rritje të buxhetit për çdo kabinet të kryeministrit. Te shëndetësia nuk ka rritje të buxhetit të konsiderueshëm. Nuk ka furnizim me barna, pacientët detyrohet që ato t’i blejnë vet dhe po ashtu ende presin me muaj për të marr shërbime. Qytetarët janë ata që do të pësojnë nga shërbimet jo të mira.

Është planifikuar që numri i punëtorëve të rritet për Ministrinë e Shëndetësisë, për 100 punëtorë, në vend se të kemi rritje në spitalet rajonale”, tha ajo./ZËRI