Ambasadori norvegjez e cilëson si të rrezikshme nismën për krijimin e ushtrisë

Ambasadori norvegjez e cilëson si të rrezikshme nismën për krijimin e ushtrisë

Aktuale dhjetor 07, 2018 - 13:21
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Nismën për transformimin e FSK-së në Ushtri, po e vlerëson si të rrezikshme ambasadori i Norvegjisë në Serbi, Arne Sanes Bjornstad. Ai thotë se edhe autoritetet shqiptare janë paralajmëruar qartë për këtë.

Zytrari norvegjez nuk përjashton mundësinë që Kuvendi i Kosovës të vendosë për formimin e ushtrisë më 14 dhjetor, por konsideron se çështja kryesore është ajo se çka do të bëjë ushtria më pas, transmeton Klan Kosova.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të mërkurën se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri është në kundërshtim me këshillat e shumë aleatëve të NATO-s