Hoti: Buxheti nuk është në përputhje me nevojat e Kosovës

Hoti: Buxheti nuk është në përputhje me nevojat e Kosovës

Aktuale dhjetor 07, 2018 - 12:28
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Shefi i grupit parlamentar, të Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Avdullah Hoti në seancën plenare që po mbahet ku po diskutohet për buxhetin e Kosovës për vitin 2019, tha se ky buxhet nuk është në përputhje me nevojat që ka Kosova, raporton “Zëri.info”.

LEXOE DHE: Isufi: Buxheti të ndahet

“Buxheti nuk është në përputhje me nevojat që i ka shteti i Kosovës. Nuk është në përputhje me objektivat e programit qeverisës 2017-2021. Deri në vitin 2021 të hyrat varen nga mbledhja e të hyrave nga doganat. Po tentohet të komplikohet administrimi i mbledhjes së të hyrave”, tha ai.

Sipas tij, projektet e reja në Kosovë duhet të marrin parasysh nevojat e komunave dhe jo ndarja e tyre të bëhet në baza partiake.

Hoti tha se buxheti i vitit 2019 do të përballet me shumë rriske fiskale se këtë vit./ZËRI