Isufi: Buxheti të ndahet aty ku është në dobi të qytetarëve

Aktuale December 07, 2018 - 12:03
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ndonëse përkrahi rritjen e buxhetit për vitin 2019, pati edhe kritika në lidhje me ndarjen e tij, raporton “Zëri.info”.

Ai tha se buxheti duhet të ndahet aty ky shfrytëzohet dhe ku është në dobi të qytetarëve.

"Kemi një buxhet që ka një rritje të konsiderueshme dhe kjo është për meritë të qeverisë dhe ministrisë, por kemi edhe nevojë që të kemi vërejtjet tona në lidhje me buxhetin. Kur ndahet buxheti, duhet që ndarja të bëhet e barabartë, nga e cila përfitojnë qytetarët e Kosovës. Edhe pjesa kufitare nuk është e trajtuar si duhet dhe ka nevojë për investime edhe më të mëdha”, tha ai.

Ai ka kërkuar nga partitë politike që t'i japin rëndësi amandamentimit të buxhetit./ZËRI