Haradinaj i përgjigjet deklaratës së Hazirit për krijimin e ushtrisë

Haradinaj i përgjigjet deklaratës së Hazirit për krijimin e ushtrisë

Aktuale dhjetor 07, 2018 - 11:46
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur turp deklaratën e nënkryetarit të LDK-së Lutfi Haziri, i cili para pak ditësh ka thënë se me 14 dhjetor nuk do të votohet për ushtri të vërtetë.

Haziri kishte folur për rrezikun që i kanoset Kosovës, në rast të krijimit të ushtrisë pas disa kundërshtimeve nga ndërkombëtarët.

“Mendimi i njërit nga anëtarët e NATO-s nuk është vendim i NATO-s, neve nuk na pengon puna me NATO-n. Pra nëse kjo është një kërkesë dhe nuk aprovohet nga tjerët nuk ndryshon asgjë. Qëndrimi i ShBA është për me shume stabilitet në rajon dhe kjo ka qenë në vazhdimësi, këtë e ka shpreh edhe ambasadori Kosnett dhe është në linjë me deklaratat e departamentit të shtetit në Beograd që kanë thënë që ju s’keni veto për ushtri, dhe s’ka asnjë dilemë që ushtria votohet me 14 dhjetor. I kam dëgjuar disa deklarata, në mesin e tyre edhe Lutfi Haziri që kjo është me pak se ushtri dhe kjo është për turp, pra kur njeri i vendit të vet e ofendon ushtrinë e vet. Ushtria e Kosovës nuk ka asgjë më pak se ushtritë tjera të botës”, ka thënë Haradinaj, gjatë vizitës që sot i ka bërë KEK-ut