Hoti: Serbia duhet t’i kërkojë falje popullit të Kosovës dhe Bosnjës

Hoti: Serbia duhet t’i kërkojë falje popullit të Kosovës dhe Bosnjës

Aktuale dhjetor 07, 2018 - 11:20
Lexo detajet!

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se nëse ekziston ndonjë shtet i cili nuk duhet të ketë ushtri, atëherë ai shtet është Serbia.

Këto deklarime Hoti i ka bërë në një reagim në profilin e tij në "Facebook", teksa u ka rikujtuar kundërshtarëve të formimit të ushtrisë së Kosovës, kryeministres serbe Brnabiq dhe presidentit serb, Vuçiq, se ushtria serbe është përgjegjëse për spastrimin etnik dhe gjenocid.

Hoti thotë se për këtë Serbia duhet t’i kërkojë falje popullit të Kosovës dhe Bosnjës.

Postimi i plotë i Hotit: 

Nëse ndonjë shteti duhet t’i ndalohet të ketë ushtri, atëherë kjo vlen për Serbinë. Ushtria e juaj, z.Vuçiq dhe znj. Bërnabiq, është e komprometuar, ngase ka ende duart e përgjakura. Eshtë ushtria e juaj ajo për të cilën dihet botërisht se ka shkaktuar spastrim etnik dhe gjenocid, ka dhunuar e vrarë gra e foshnje, në Kosovë, Bosnje e gjetiu.

Ushtria e Kosovës do të jetë ushtri që garanton dhe gjeneron paqe, që aspiron NATO-n e misionet paqeruajtëse gjithandej në botë. Do të ndërtohet dhe kalitet që të ndihmojë popuj të tjerë gjithandej globit, të cilët mund të përfshihen në tragjedi të ngjashme, me ato që pësuam ne, nga falangat gjenocidale të ushtrisë serbe.

Andaj, kërkoni falje popullit të Kosovës e të Bosnjës, për tragjeditë e shkaktuara.