Daçiq: Më 5 dhjetor Madagaskari tërhoqi njohjen e Kosovës

Daçiq: Më 5 dhjetor Madagaskari tërhoqi njohjen e Kosovës

Aktuale dhjetor 07, 2018 - 11:07
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Sipas Ministrisë së Jashtme serbe, Republika e Madagaskarit e ka njoftuar se ka tërhequr njohjen e Kosovës, transmeton Zeri.info.

“Kemi marrë notën nga ministria e jashtme e Madagaskarit, me të cilën na kanë informuar se me 5 dhjetor, Republika e Madagaskarit ka marrë vendim rreth tërheqjes së njohjes për Kosovën”, ka deklaruar ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq.

LEXO EDHE: Kastrati tregon se sa ushtarë pritet t’i ketë ushtria e Kosovës

Ai ka theksuar se Madagaskari është shteti i 12-të që tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës. Tani për tani nuk ka ndonjë reagim të Ministrisë së Jashtme të Kosovës në lidhje me këtë lajm./ZERI