Surroi takohet me Haradinajn

Surroi takohet me Haradinajn

Aktuale dhjetor 06, 2018 - 20:50
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Publicisti Veton Surroi është takuar sot me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Surroi pritet të jetë pjesë e ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë dhe me gjasë kjo ka qenë edhe tema për të cilën ai ka biseduar me kryeministrin Haradinaj.

Ky takim është zhvilluar gjatë një organizimi të Ambasadës së Finlandës në Kosovë për shënimin e 101 vjetorit të shpalljes së atij shteti, shkruan "Zeri.info".

Dje Surroi ka takuar edhe zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj, i cili është edhe i propozuari i Qeverisë për kryenegociator të Kosovës.

Ekipi negociator ende nuk është formuar pasi nuk ka pajtim e pushtetit dhe opozitës. Ndërkohë që Partia Socialdemokrate ka propozuar një Projektplatformë për dialogun me Serbinë dhe në të cilën parashihet që koalicioni qeverisës të ketë dy përfaqësues, aq sa do të ketë edhe opozita, ndërsa një anëtar tjetër i këtij ekipi të jetë nga shoqëria civile, e që gjasat janë që përfaqësues i shoqërisë civile të jetë publicisti Veton Surroi. /ZERI

Image 
Image