Veseli takoi homologen e tij të Iowa-s dhe drejtues tjerë të këtij shteti

Veseli takoi homologen e tij të Iowa-s dhe drejtues tjerë të këtij shteti

Aktuale dhjetor 06, 2018 - 19:36
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Kryetari Veseli takoi homologen e tij të Iowa-s, Linda Upmeyer dhe drejtues tjerë të këtij shteti Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka nisur vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I shoqëruar edhe nga kryetari i Grupit të Miqësisë Kosovë-ShBA, Memli Krasniqi, kryeparlamentari Veseli ka takuar sot homologen e tij, kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Iowa-s, Linda Upmeyer.

Në takim u bisedua për partneritetin mes dy shteteve në shumë fusha. Kryeparlamentari Kadri Veseli tha se bashkëpunimi në fushën e sigurisë, bujqësisë dhe arsimit ka qenë deri më tani tejet i frytshëm. Në këtë drejtim, ai shprehu interesimin që të ketë bashkëpunim mes të dy parlamenteve.

Kryetari Veseli e ftoi zonjën Upmeyer për vizitë në Kosovë, te cilën ajo e pranoi me shumë kënaqësi. Kryetarja Upmeyer vlerësoi bashkëpunimin mes Kosovës dhe Iowa-s dhe shfaqi gatishmërinë e saj që të thellohet ky bashkëpunim.

Më pas, kryetari Veseli ka takuar Sekretarin për Bujqësi të Iowa-s, Mike Naig.

Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm që të dy shtetet kanë pasur në fushën e bujqësisë. Kryetari Veseli falënderoi sekretarin Naig për mbështetjen qe autoritetet e Iowa-s i kanë dhënë bujqësisë në Kosovë përmes sjelljes së ekspertëve të ndryshëm për të ndihmuar në rritjen e prodhimit bujqësor në Kosovë.

Ai theksoi se bashkëpunimi midis dy të vendeve, në fushën e bujqësisë, duhet të vazhdojë.

Nga ana e tij, sekretari Naig vlerësoi partneritetin e deritanishëm mes Kosovës dhe Iowa-s dhe shprehu gatishmërinë që mbështetja për bujqësinë në Kosovë të rritet.

Kryeparlamentari Veseli ka takuar edhe zëvendëssekretarin e Shtetit të Iowa-s, Michael Ross, si dhe senatorë të ndryshëm të këtij shteti.

Po ashtu, kreu i Kuvendit u prit në një takim të veçantë edhe nga kryeprokurori i Iowa-s, Tom Miller. Në këto takime është biseduar për partneritetin midis dy vendeve, duke theksuar interesimin që të ketë edhe më shumë programe që forcojnë lidhjet midis dy vendeve, në veçanti projekte që kanë të bëjnë me programe të ndryshme studimi për të rinjtë nga Kosova, si dhe hapa të tjerë që ndihmojnë avancimin e komunave të Kosovës në qeverisjen lokale.

Kryetari Veseli do të ketë sot takime edhe në Gardën Kombëtare të Iowa-s, si dhe institucione të tjera akademike dhe ekonomike. Vizitën e tij në SHBA, Veseli do ta vazhdojë edhe në Washington dhe New York.

Image 
Image