Osmani: Veteranët të hiqen nga ligji i buxhetit të Kosovës

Aktuale December 06, 2018 - 16:06
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani ka kërkuar që veteranët të nxirren nga ligji i buxhetit të Kosovës, raporton Zëri.info. 

Sipas tij, për veteranët të formohet një fond me mjete nga qeveria.

“Po i propozoj qeverisë dhe kryetarëve të partive të koalicionit që e kanë sjell në këtë gjendje kategorinë e veteranëve të luftës, dhe këtë kategori ta nxjerrin nga ligji i buxhetit dhe shteti të mos merret me këtë çështje. Kam propozim të formohet një fond ku qeveria të ndaj mjete për disa vite, dhe ai fond të menaxhohet ngjashëm si trusti pensional”, ka thënë ai.

Buxhetin e paraparë për vitin 2019, Osmani e ka vlerësuar si buxhet social./ZËRI/