Isa Mustafa ‘godet’ Haradinajn, ia përmend Zhlepin e Çakorrin

Isa Mustafa ‘godet’ Haradinajn, ia përmend Zhlepin e Çakorrin

Aktuale dhjetor 06, 2018 - 15:43
Lexo tjera detaje

I pari  Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka thënë se as në të ardhmen me këtë Qeveri me ministra që kanë aktakuza nuk do të hiqen vizat.

Sipas tij para ambasadave aty ku presin qindra qytetar për viza të vendosen fotografitë e atyre që për përfitime të veta sollën qytetarët e Kosovës në një situatë të tillë, shkruan "Zëri.Info”.

Mustafa tutje në ‘Facebook’, ka thënë se mbetja pa përmbushjen e zotimeve për liberalizim dhe për zhvendosjen e kufirit në Çakorr ishte kontestim i kryeministrit i cili sipas tij me kauzë të rrejshme për marrëveshjen me Malin e zi ka bërë që procesi i Liberalizimit të mos fillojë me kohë.

Shkrimi i plotë:

Liberalizimi, Çakori e Zhlebi

Mbetëm pa përmbushje të zotimeve për liberalizim dhe mbetëm pa përmbushje të zotimeve se kufiri do të zhvendoset ne Çakor. Ndërkaq, askush nuk merr përgjegjësi.

Ishte kontestimi që ia bëri Kryetari i AAK-së, tani Kryeministër, me kauzë të rrejshme marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi që qoi që procesi i liberalizimit të mos fillojë me kohë. Ai dhe disa shërbyes të tij, deputetë e profesorë, ngulnin këmbë se kufiri është në Zhleb dhe Çakorr dhe se Kosova po humb 8200 hektarë. Këtë vit demarkacioni u ratifikua, e votuan 80 deputet, kufiri nuk po lëvizë, mbeti aty ku u caktua me marrëveshje, por vizat nuk u hoqën.

Do të ishte mirë që para ambasadave, ku rreshtohen e maltretohen me qindra qytetarë me nga një çantë dokumente për të marrë një vizë, t’ua vejmë fotot e atyre që me paturpësi, vetëm për të përfituar nga popullizmi, na sollën në këtë situatë. Edhe fotografinë e Qeverisë së sotme.

BE-ja nuk ishte parimore me Kosovën, se na vëri më shumë kushte sesa vendeve të tjera, por BE-ja na informoi me kohë, në vitin 2015 dhe 2016, se nëse vonohemi me ratifikim të marrëveshjes, do të prolongohet liberalizimi. Këtë e kanë ditur të gjithë!

Mos te kemi iluzione as në të ardhmen se me një Qeveri me 1/3 e ministrave me aktakuza, që merr vendime arbitrare, me 80 zëvendësministra, vizat nuk hiqen. Vizat së pari duhet t’ia heqin qeverisë së tanishme për ta quar në shtëpi, e pastaj t’ia heqin vetvetes duke e zgjedhur një qeveri e cila punon për interesat e qytetarëve e jo për klientelën e vet.