Sejdiu: Buxheti po trajton akomodimet e qeverisë

Aktuale December 06, 2018 - 13:29
Lexo tjera detaje

Deputeti nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, në seancën e Kuvendit që po mbahet tani kritikoi buxhetin e propozuar për vitin 2019.

Ai tha, se ku buxhet është i njëjtë si buxheti që është propozuar tashmë 18 vite.

“Ky buxhet vazhdon avazin e vjetër të trajtimit dhe akomodimit të nevojave të qeverive. Ka shumë vend edhe për kritikë. Si konstrukt është i njëjti që e kemi parë 18 vite. Mundemi ta konstatojmë që me kësi lloj buxheti ekonomia përfundon ashtu siç është sot”, tha ai./ZËRI.