Kurti: Vetëvendosje nuk përkrahë buxhetin për vitin 2019

Aktuale December 06, 2018 - 13:15
Lexo tjera detaje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se LVV nuk do të mbështet buxhetin e paraparë për vitin e ardhshëm, raporton “Zëri.info”.

Sipas tij, buxheti i paraparë për vitin 2019 është vetëm buxhet i shpenzimeve qeveritare.

“Nuk ka ndryshuar orientimi qeveritar. Buxheti i vitit 2019 është buxhet i shpenzimit qeveritar e jo i zhvillimit socioekonomik. Është buxhet i shtimit të borxhit.

Ekonomia ynë po mbështetet më shumë në importe në krahasim me eksportet. LVV nuk do e mbështet buxhetin e propozuar për vitin 2019. Besojmë që një orë e më parë po të largohet qeveria nga detyra, aq më mirë do të bëhet për popullin e Kosovës”, tha ai./ZËRI/