LDK se mbështet buxhetin për vitin 2019

Aktuale December 06, 2018 - 12:54
Lexo tjera detaje

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumnir Abdixhiku ka thënë se LDK nuk do ta mbështet buxhetin për vitin 2019, i cili pritet të jetë 1 miliardë e 949 milionë euro, raporton “Zëri.info”.

“Buxheti është mjet zhvillimi. Buxheti e devalvon programin qeverisës. Vitin e kaluar janë humbur 16 mijë vende të punës. Buxheti i sivjetmë është buxhet social e jo zhvillimore, që zgjeron borxhin publik e shpenzon asetet e Kosovës, pa ndonjë efekt në punësim. Që nuk bënë transformim në arsim, shëndetësi, rend e  ligj. LDK nuk e mbështet buxhetin në fjalë”, tha ai./Zëri.