Veseli në kampin ushtarak të Iowas – a po kërkohen armë për Ushtrinë e Kosovës?

Aktuale December 06, 2018 - 12:25
Lexo tjera detaje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka nisur vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai mbrëmë ka takuar përfaqësues të institucioneve të ndryshme, në një pritje organizuar nga Konsullata e Kosovës në Des Moines.

Por, një nga takimet më të rëndësishme të tij në Iowa është vizita në kampin ushtarak “Camp Dodge”, kampi kryesor ushtarak që ka bashkëpunim me FSK-në.

Vizita e tij në këtë kamp lidhet edhe me formimin e Ushtrisë së Kosovës, qº tashmë është caktuar të ndodhë më datë 14 dhjetor.

Raportohet se vizita e kryetarit Veseli në këtë kamp ndërlidhet me mbështetjen që Garda Kombëtare e Iowas mund të japë për Ushtrinë e Kosovës, në çdo drejtim, qoftë trajnime apo edhe pajisje ushtarake.

LEXO EDHE: NATO-ja 'sulmon' ushtrinë

Lajmi.net mëson se një prej arsyeve kryesore të vizitës së tij në ketë kamp është diskutimi rreth mbështetjes me pajisje ushtarake për Ushtrinë e Kosovës.

Nga kabineti i Veselit nuk kane pranuar të flasin për detaje të tilla.

Veseli pas Iowas do të ketë takime në New York e më pas në Uashington me zyrtarë të lartë të shtetit amerikan.