Ismali: Sigurimet shëndetësore në fund të vitit 2019

Aktuale December 06, 2018 - 11:47
Lexo detajet

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili në seancën plenare që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, foli për sigurimet shëndetësore dhe Sistemin Informativ të Shëndetësisë, raporton “Zëri.info”.

Ai tha se në fund të vitit 2019 do të përfundojnë sigurimet shëndetësore.

LEXO EDHE: Taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet, ushtria e Kosovës do të kalojë

“Sistemi Informativ Shëndetësore,  ka filluar si projekt që nga viti 2011. Kur jam bërë ministër, asnjë fazë se kam gjetur të kompletuar. Ka pasur parregullsi të mëdha. Ne kemi mbyllur fazën e pilot-projektit. Sa i përket sigurimeve shëndetësore, e dimë se ato janë të rëndësishme. Deri në fund të vitit 2019 do të shohim një kompletim të sigurimeve shëndetësore. Fondi i sigurimeve është kompletuar”, tha ai.

Ismaili tregoi se nga sigurimet shëndetësore do të fillojnë të japin shërbimin e parë për pacientët, që siç tha ai, janë barnat jashtë spitalore. Sipas tij, pacientët do të mund të marrin barna falas për sëmundjet që kanë./ZËRI/