Fillon seanca e Kuvendit për buxhetin e Kosovë

Aktuale December 06, 2018 - 10:37
Lexo detajet

Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të shqyrtohen për herë të parë Projektligji mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019, raporton “Zëri.info”.

 Në rend dite janë edhe tri projektligje të tjera: Ndryshim-plotësimi i Ligjit për Këshillin Ekonomik-Social; Projektligji për Produktet Biocide dhe Projektligji për Odën e Arkitektëve dhe Odën e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit.

Ky është rendi i ditës

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për produktet biocide,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Odën e Arkitekteve dhe Odën e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,

8. Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,

9. Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,

10. Emërimi i një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

11. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media./ZËRI/