Pezullohet mësimi sepse nuk ka ngrohje

Aktuale December 05, 2018 - 21:47
Lexo Detajet

Në një shkollë në Vushtrri, nuk po mbahet mësim që nga e hëna, shkaku i ngrohjes.

Lojën e futbollit, fëmijët nuk po e bëjnë në orën e zakonshme të edukatës fizike.

Në shkollën e mesme të ulët “SHMU 1” në Vushtrri, nuk po mbahet mësim që nga e hëna.

Kjo për shkak, se ka nuk ka ngrohje.

E për këtë, nxënësit ishin lajmëruar përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Askush nga përgjegjësit nuk kanë qenë të pranishëm në shkollë gjatë kohës kur ekipi i T7, qëndroi aty.

E përmes telefonit, drejtori i shkollës, Emrush Perçuku, ka konfirmuar se në këtë javë nuk është duke u mbajtur mësimi.

Ai thotë se për këtë prishje, është lajmëruar Drejtoria e Arsimit në Komunën e Vushtrrisë.

E në drejtorinë e arsimit në këtë komunë, thonë se riparimi i kësaj prishje, është çështje kohe.

Hajrizi thotë se orët e humbura të nxënësve, do të kompenzohen gjatë ditëve në vijim.

">http://