Berisha tregon se a është takuar ndonjëherë me Millosheviqin

Aktuale December 05, 2018 - 21:21
Lexo Detajet

Sali Berisha, kryeministër e president i dikurshëm i Shqipërisë, ka folur për takimet e tij ma ish-drejtuesit e Serbisë. Ai ka bërë me dije se kurrë nuk ka pasur takim me Sllobodan Millosheviqin.

Berisha në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, ka thënë se nuk ka pasur kurrë interesim për të takuar ndonjë zyrtar të shtetit të Serbisë.

“Kurrë asnjëherë në jetë nuk e kam takuar. Nuk kam pasur ndonjë arsye për ta takuar. Por, edhe nuk kam pasur ndonjë rast për takim”, ka thënë Berisha.

Ai ka treguar se vetëm ia kishte dërguar njëherë një mesazh Millosheviqit përmes një diplomati.

“ I kam thënë që vetëm le ta hap pikën kufitare mes dy shteteve”, ka thënë Berisha.

Presidenti i dikurshëm i Shqipërisë ka treguar se asnjëherë nuk është takuar me asnjë zyrtar shtetëror të Serbisë.