PSD-ja takohet fshehtas me Nismën, çka po përgatisin?

Aktuale December 05, 2018 - 18:39
Lexo Detajet

Sot në objektin e Kuvendit të Republikës së Kosovës është zhvilluar një takim ndërmjet përfaqësuesve të NISMA-s Socialdemokrate dhe atyre të Partisë Socialdemokrate.

Ky takim ka ardhur pasi PSD-ja e Shpend Ahmetit ka paraqitur një rezolutë për dialogun Kosovë-Serbi, dhe afrimit të kësaj partie me pushtetin.

Burime brenda NISMA-s e kanë konfirmuar këtë takim për Televizionin T7.

Në këtë takim sipas burimeve, ka qenë i pranishëm deputeti Daradan Molliqaj.

Të pyetur për detaje tjera të këtij takimi, ata kanë thënë se ka qenë vetëm një takim miqësor, edhe përkundër faktit që takimi është mbajtur brenda objektit të Kuvendit.