Kjo është e vërteta mbi mesazhet e Serbisë për mbylljen e aeroportit të Prishtinës

Aktuale December 05, 2018 - 16:38
Lexo Detajet

Avioni Civil i Serbisë ka përdorur një propagandë përmes së cilës ka tentuar ta dëmtojë Aeroportin e Kosovës Adem Jashari. Ata u kanë shkruar mesazhe operatorëve ajror në të cilat kanë thënë se Aeroporti i Prishtinës është mbyllur dhe nuk jepen leje për operime të trafikut ajror dhe civil.

Të shqetësuar me këtë, kanë qenë operatorët të cilët kanë rezervuar fluturimet e tyre, por këtë e kanë përgënjeshtruar zyrtarët e Aeroportit nga Kosova të cilët janë kujdesur që t’u përgjigjen këtyre mesazheve.

Driton Hyseni, menaxher i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka thënë për Express se Avioni Civil i Serbisë po mundohet të shkaktojë pasiguri dhe huti tek operatorët ajror.

“Ata po mundohen të shkaktojnë pasiguri dhe huti tek operatorët, të cilët na kanë shkruar dhe na kanë pyetur se a është duke punuar Aeroporti Adem Jashari. Ne jemi kujdesur që t’u kthejmë përgjigje dhe t’i njoftojmë se gjithçka është në rregull në Aeroportin tonë dhe se të gjitha ato janë shpifje nga ana e tyre”, ka thënë Hyseni.

Hyseni ka shtuar se lejet për operatorët i jep Kosova dhe se është sqaruar çdo keqkuptim të cilin e kanë shkaktuar nga Avioni Civil i Serbisë.