Ushtria e Kosovës votohet me 14 dhjetor, ky është reagimi i Gjuriqit

Aktuale December 04, 2018 - 23:17
Lexo tjera detaje

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë sonte se në rastin e formimit të Ushtrisë së Kosovës, KFOR-i dhe NATO duhet ta çarmatosin atë dhe jo të përkrahin.

“Formimi i të ashtuquajturës ushtri është e drejtuar kundër gjithë Serbisë”, ka thënë Gjuriq, shkruan Most.

Ai ka thënë se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në paragrafin e nëntë të saj obligon KFOR-in dhe NATO-n që të “çarmatosin të ashtuquajturën Ushtri të Kosovës dhe të gjitha grupet tjera ta armatosura të shqiptarëve”.

Sipas tij është shumë me rëndësi që të parandalohet formimi i ushtrisë, pasi që siç shton “Rajoni ndodhet në cep”.