Konjufca-Zekës: Ka deputetë qe falsifikojnë viza

Aktuale December 04, 2018 - 22:04
Lexo tjera detaje

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në seancën që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, akuzoi deputetin Milaim Zeka për falsifikim të vizave, raporton"Zëri info".

Derisa po flitet për mosliberalizimin e vizave, ai tha se njëra nga arsyet e mosliberalizimit është edhe ajo që në Kosovë ka deputetë që i falsifikojnë ato.

"Ne skemi viza se njerëzit që falsifikojnë viza në Kosovë bëhen deputetë. Kjo e dëmton liberalizimin e vizave ashtu siç e ka dëmtuar edhe falsifikimi i pasaportave", tha ai.

Derisa të gjitha këto, Konjufca ia gjuajti Zekës, ky i fundit nuk pranoi replikë/ZËRI