Shtyhet seanca plenare, Veseli mbledh kryesinë e Kuvendit

Aktuale December 04, 2018 - 18:52
Lexo tjera detaje

Shtyhet seanca plenare ku për votim do të hidheshin pikat e papërfunduara më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2, 7 dhe 23 nëntor 2018, si dhe seanca tjetër, po ashtu me pikat e papërfunduara më 23 nëntor 2018, raporton "Zëri.Info".

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se në Kuvend janë vetëm 51 deputetë dhe se do të njofton deputetët për kohën kur do të mbahet seanca. Përndryshe, Veseli bëri të ditur se tani do të mblidhet edhe njëherë kryesia e Kuvendit./ZËRI