Hoti: Pas 5 minutave do të dërgojmë kërkesë të re për seancë

Aktuale December 04, 2018 - 18:10
Lexo tjera detaje

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se tani do të dërgojnë edhe një kërkesë për seancë të re të jashtëzakonshme. Sipas tij,për këtë seancë do të mbledhin edhe më shumë nënshkrime, raporton "Zëri.Info".

"Sot është dorëzuar kërkesa për seancë të jashtëzakonshme. Gabimisht në kërkesës iu janë bashkangjitur edhe dy nënshkrime të deputetëve te Alternativës. Për pesë minuta do të dërgojmë kërkesën për seancë të re të jashtëzakonshme", tha ai./ZËRI