Hoxhaj takohet me Kosnettin, bisedojnë për shumë çështje

Aktuale December 04, 2018 - 12:01
Lexo Detajet

Zëvendëskryeminstri Enver Hoxhaj është takuar me ambasadorin e ri të SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Përmbyllja e shtetndërtimit të Kosvës, dialogu me Serbinë, transformimi i FSK-së e sfida të tjera me të cilat përballet rajoni ishin temë diskutimi ka shkruar Hoxhaj në Facebook, transmeton zeri.info.

Hoxhaj i ka shprehur mirënjohje amerikanti për mbështetjen amerikane ndaj Kosovës./ZERI

Postimi i plotë:

Pata nderin ta pres në takim njoftues sot ambasadorin e ri të shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett. Ambasadorit i shpreha mirënjohjen për rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe mbështetjen amerikane për Kosovën. Diskutuam për përmbylljen e shtetndërtimit të Kosovës, dialogun me Serbinë, transformimin e FSK-së, si dhe sfidat me të cilat përballet rajoni aktualisht. Shpreha përkushtimin për thellimin e mëtejshëm të miqësisë dhe të marrëdhënieve të shkëlqyeshme mes Kosovës dhe SHBA-së ë ë