Berisha: Evropa po bën eksperiment me neve, nuk ka ndryshim nga Evropa e Kongresit të Berlinit

Aktuale December 04, 2018 - 11:09
Lexo Detajet

Deklaratën e Komisionarit të BE-së për viza, Johanes Hahn, e ka komentuar edhe deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha.

Ai në Facebook ka shkruar se Evropa po bën ‘eksperimente shkencore’ me popullin tonë dhe për këtë gjendje ata janë fajtorë, e jo kjo qeveri e as qeveritë e kaluara.

Tutje, Berisha këtë gjendje e ka krahasuar me Konferencën e Ambasadorëve në Londër e Kongresin e Berlinit, transmeton zeri.info./ZERI

Postimi i plotë:

Kosova nuk është më keq se Ukraina e cila ka lëvizjen e lirë në BE.

Fajësimi i njëri tjetrit brenda spektrit politik në Kosovë lidhur me mosliberalizimin e vizave është naivitet politik, sepse po bëhemi se nuk po e kuptojmë talljen dhe eksperimentin që Evropa po e bënë me ne.

Nëse ka faje kjo qeveri për mosliberalizim të vizave, hiq ma pak faje nuk kanë edhe qeveritë paraprake!

Mendoj se kjo qeveri as edhe qeveritë e para kësaj nuk janë aq fajtore se ata që tallen me ne, duke vënë kushte e kushte në kuadër të “eksperimenteve shkencore” që bëjnë me një popull.

Evropa po duket se nuk ka ndryshime në logjikën politike karshi shqiptarëve nga ajo Evropa e “Kongresit Berlinit” dhe “Konferencës Ambasadorëve në Londër”...
Prandaj nuk besoi se duhet të humbim kohë duke akuzuar njëri-tjetrin për këtë “dështim” të orkestruar nga ndërkombëtarët, por duhet të fillojmë të mendojmë dhe veprojmë shqip.

Problemet e brendshme të BE-së, rritja e ekstremit të djathtë, apo mosrespektimi i rregullave nga shtetet tjera janë arsyetime koti për ta mospërmbushur premtimin e dhënë. Kosova nuk ka përgjegjësi për zhvillimet politike jashtë territorit të saj, për sa kohë ato nuk diktohen nga ne.

Qytetarëve të Kosovës po vazhdon të ju shkelet një e drejtë fundamentale siç është liria e lëvizjes.

Zafa