Gjuriq nuk e përjashton mundësinë e një lufte të re në Kosovë

Gjuriq nuk e përjashton mundësinë e një lufte të re në Kosovë

Aktuale dhjetor 04, 2018 - 10:31
Lexo Detajet

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe nënkryetari i SNS-së Marko Gjuriq tha në seancën e Komitetit Ekzekutiv të kësaj partie në Çaçak se nuk përjashton mundësinë e ndonjë konflikti të armatosur me shqiptarët, raporton portali serb “Morava.info”, transmeton zeri.info

Ai deklaroi para audiencës në Qendrën Kulturore të Çaçakut se shqiptarët e Kosovës po përpiqen në çdo mënyrë që të provokojnë çdo lloj gjesti të Serbisë që do të ishte shkaktar për konfliktin e armatosur.

Gjuriq theksoi se situata në lidhje me Kosovën është jashtëzakonisht e vështirë dhe se të gjitha skenarët janë të mundshëm. Ai i bëri thirrje progresistëve( anëtarëve të partisë së tij) të jenë të parët për të mbrojtur vendin në rast të një konflikti të armatosur të mundshëm./Zeri