Themelimi i Ushtrisë së Kosovës do përcillet me pritje solemne në Ministrinë e Mbrojtjes

Aktuale December 04, 2018 - 00:14
Lexo Detajet

Më 14 dhjetor Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë parlamentare ku do të votohen projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Forcë të Armatosur.

Kryeministri Ramush Haradinaj madje ka bërë të ditur se pas votimit kjo ngjarje do të përcillet edhe me një pritje solemne në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ai ka treguar në ‘Zona B’ se e gjithë ceremonia do të mbahet me të gjitha partitë politike, zyrtarë të Kuvendit të Kosovës, ndërsa ka shtuar se dhe ambienti i oborrit do të ketë pamje tjetër.

Veç tjerash Kryeministri Haradinaj ka thënë se në këtë ngjarje do të jenë të ftuar për t’u nderuar edhe familjet e dëshmorëve apo ndonjë figurë e lartë politike.

Sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës mori vendim që projektligjet për ushtrinë të votohen në seancën e 14 dhjetorit.