Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj do të udhëheqin ekipin negociator të Kosovës

Aktuale December 03, 2018 - 22:56
Lexo Detajet

Burime të Periskopit kanë bërë të ditur se kryetari i Prishtinës, njëherësh lideri i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti, do të jetë bashkëkryesues i ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë.

Ai këtë ekip do ta kryesojë së bashku me kryetarin e Nismës, dhe zëvendëkryeministrin  e Kosovës, Fatmir Limajn.

Pak më parë ishte ka raportuar se Ligji mbi negociatat si dhe Ekipi negociator i Kosovës në dialogun me Serbinë do të votohen në seancën e nesërme në Kuvend.

Partitë politike muaj më parë kanë nisur bisedimet për çështjen e krijimit të ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë.

Votimi i nesërm nuk është paraparë në agjendën të cilën e ka prezantuar kryesia sot por sipas burimeve bëhet e ditur që marrëveshja mes partrive është arritur sonte në orët e vona.

Ndryshe ky vendim vjen në ditën e njëjtë kur krerët e shtetit patën takime me komisionarin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.

Qeveria e Kosovës, në shtator të këtij viti, në krye të këtij ekipi kishte emëruar kryetarin e Nismës dhe zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limajn. Ekipi do të ketë përfaqësues të koalicionit qeveritar si dhe ka vendet e rezervuara për ekspertë nga shoqëria civile si dhe përfaqësues të opozitës.