Hahn e përsërit në Twitter: Hiqeni barrierën tregtare

Aktuale December 03, 2018 - 20:28
Lexo Detajet

Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata për Anëtarësim, Johannes Hahn, ka përsëritur në Tëitter apelin për heqje të taksës 100 % ndaj mallrave serbe, transmeton zeri.info.

Ai shtoi se bashkëpunimi rajonal nënkupton heqjen e këtyre barrierave

“Le të jemi të qartë: Perspektiva e Bashkimit Evropian zbatohet për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Bashkëpunimi rajonal është një hap i rëndësishëm në këtë rrugë. Prandaj, ne duhet të heqim barrierat tregtare në vend të krijimit të atyre të rejave! Pres që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të kontribuojnë në një frymë pozitive #ZonaRajonaleEkonomike”, shkroi Hahn në Twitter.

Kujtojmë që Hahn e tha këtë edhe gjatë konferencës për medie të cilën e mbajti në Prishtinë./ZERI

Image