Komunat në veri po funksionojnë pa kryetarë (VIDEO)

Aktuale December 03, 2018 - 20:16
Lexo Detajet

Komuna vazhdon të kryej normalisht punën në qytetin e Zubin Potokut.

Asgjë nuk ka ndryshuar që nga dorëheqja e kryetarit Stefan Vuloviq që vie nga Lista Serbe.

Ka shumë qytetarë që frekuentojnë komunën ku valon flamuri i Serbise e ku shkruan ne gjuhen serbe e angleze se Kosova është Serbi.

Edhe qendra e mjekësisë familjare në këtë komunë me shumicë serbe vazhdon të pret njerëz.

As taksa duket se nuk ka ndikuar në furnizimin e dyqaneve.

Kjo pasi marketet janë plotë me mallra serbe.

Madje as gazetat nuk mungojnë, anipse përfaqësuesit e Listës Serbe thonë të mos ketë furnizim me ushqime e gazeta serbe.

Dorëheqja e para një jave e kryetarit të komunës nuk ka ndikuar në punën e Zyrës Lokale për Komunitete.

Udhëheqësi i kësaj qendre thotë të ofroje shërbimet komunale për të gjitha komunitetet.

Për dallim nga komuna, asambleja komunale e Zubin Potokut është jo funksionale.

Zv.kryesuesi i Kuvendit Komunal nga radhet e PDK'se thotë se nuk e di kur do të rifillojë punën, pasi tani asambleja është e bllokuar.

Edhe komuna e Mitrovicës Veriore, anipse pa kryetar, vazhdon të funksionojë.

Per nëse ka ndikuar a jo dorëheqja e Goran Rakiqit, nuk deshi te flasë Adriana Hoxhiç, koordinatore e Zyrës Administrative Mitrovicës së Veriut.

Krahas komunes legale te Mitrovices Veriore, punën e saj e vazhdon edhe Komuna Paralele e Mitrovices.

Zyrtaret e saj nuk deshen të flasin para kamere për T7 në lidhje me punën e tyre.

Për të diskutuar për situatën në Veri, këtë të hëne u mblodhën përfaqësuesit e shqiptarëve të Veriut në Qeverinë e Kosovës.

E pas takimit Bashkim Cimili thotë të kenë informaur kryeministrin për situatën në veri të Kosovës.

Këshilltari i Kryeministrit, Besnik Tahiri ka thënë se takimi me përfaqësuesit e shqiptarëve të veriut ka qenë i rregullt.

Tahiri thotë se Qeveria e Kosovës do të përkrahë atë pjesë të Kosovës.

Gjatë ditës serbët kanë mbajtur protestën e katër me radhe, me të cilën kundërshtojnë taksën e vendosur nga Qeveria e Kosovës.

">http://