Kurti thotë se Haradinaj, Veseli e Hoxha duhet të japin dorëheqje

Aktuale December 03, 2018 - 19:43
Lexo Detajet

Pas deklaratës së Komisionierit për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn se data më reale për liberalizimin e vizave është viti 2020, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se duhet të japin dorëheqje, kryeministri, Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministrja e Integrimit Dhurata Hoxha.

“Për herë të parë një zyrtar i lartë i BE-së përmendi datë për liberalizimin e vizave në Kosovë. Komisioneri për Fqinjësi Evropiane dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, foli e tha: viti 2020! Datat e mëhershme për liberalizim në vitin 2018, i kishin premtuar veçse Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe Dhurata Hoxha. Të tre këta duhet të japin dorëheqje. Po ashtu, ky pushtet ia ka borxh 8.200 hektarë shtetit tonë, të cilat ia dha Malit të Zi. E sa për Thaçin, ai mbase tashmë po negocion për liberalizim të vizave për Rusi. Me këta njerëz po na largohet Evropa e po na rrudhet Kosova”, ka shkruar Kurti.