Hoti: Masat kundër ndotjes së ajrit e kanë dhënë efektin zero

Aktuale December 03, 2018 - 18:07
Lexo Detajet

Ditëve të fundit në Prishtinë niveli i ndotjes së ajrit është shqetësues dhe këtë po e vërtetojnë edhe instrumentat e ndryshëm matës të vendosur.

Dhe këtë gjendje të krijuar në kryeqytet e ka komentuar edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Hoti përmes një statusi në Facebook ka shkruar se masat që ishte dashur t’i ndërmirrnin institucionet përgjegjëse e që u miratuan në Kuvend, e kanë dhënë efektin zero, trasnmeton zeri.info.

Madje ai ka thënë se nga  koalicioni PAN janë angazhuar për rritjen e vitit të vjetërsisë së veturave që importohen./ZERI

Postimi i plotë:

Cilesia e ajrit keto dite ne Prishtine eshte e patolerueshme, ne vecanti sonte. Nje seance e jashtezakononshme e Kuvendit te Kosoves sezonin e kaluar ka nxjerre rezolute me nje liste te masave qe duhet ndermarre secili institucion pergjegjes. Por, efekti eshte zero. Lendet djegese njesoj po perdoren ne qytet, sikurse edhe qarkullimi i makinave pa asnje pengese. Per me teper, deputete nga koalicioni PAN jane angazhuar per ndryshimin e ligjit per rritjen e vitit te vjetersise se veturave qe importohen.