Haradinaj e përsërit: Taksa anulohet vetëm nëse Serbia e njeh Kosovën

Aktuale December 03, 2018 - 17:30
Lexo Detajet

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se vendimi për taksë mund të anulohet nëse Serbia e njeh Kosovës.

Haradinaj në një konferencë për media ka theksuar se qytetarët serbë nuk janë të rrezikuar nga ky vendim

"Dogana në përpikëri është duke zbatuar vendimin e qeverisë dhe të gjithë parametrat e vendimit janë plotësuar. Taksa vlen për importin dhe si e tillë do të respektohet", ka thënë Haradinaj.

Tutje, kryeministri ka thënë se spitali i Mitrovicës do të furnizohet me barna.