Haradinaj-Hahnit: Kemi shpresuar se vjen me lajm të mirë për vizat

Aktuale December 03, 2018 - 16:03
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Me të nisur takimi i komisionerin për Zgjerim të BE-së Johannes Hahn, dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, Haradinaj i ka thënë Hahn se kanë pritur një lajm të mirë për vizat raporton “Zeri.info”.

“Kemi shpresuar se do të vini me lajm të mirë për liberalizimin e vizave për Kosovën para krishtlindjeve”, i tha Haradinaj, komisionarit Hahn para medieve.

Ndërkohë pas kësaj deklarate, Haradinaj mes tjerash është shprehur i gatshëm që të vazhdoj punën në agjendën evropiane, duke përmendur obligimet që dalin nga ERA 1.

Ndërkohë mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, përderisa takimi mes kryeministrit dhe komisionarit Hahn po mbahet me dyer të mbyllura. ZERI