Vuçiq, Hahnit: Përshkallëzim i mundshëm i konfliktit në Kosovë

Aktuale December 03, 2018 - 14:53
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Presidenti Serb Aleksandar Vuçiç, e ka paralajmëruar komisarin evropian Johanes Han për pasojat që mund të shkaktojë rritja e taksës ndaj mallrave serbe në Kosovë, transmeton Zeri.info.

Në komunikatën e lëshuar pas takimit, thuhet se Vuçiç me Hahn ka biseduar rreth hapave të Prishtinës, që përfshinë aplikimin e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe ato të Bosnjës, si dhe për stabilitetin rajonal.

Vuçiç ka paralajmëruar për pasojat e mundshme nga veprimet e papërgjegjshme të Prishtinës për rritjen e taksës, me çka ka shkelur marrëveshjen e CEFTA-s, duke theksuar se këto masa qojnë në destabilizimin e tërë rajonit dhe mund të qojnë në përshkallëzimin e konfliktit. Ai e ka falënderuar komisarit për mirëkuptim ndaj situatës dhe dëshirës së tij që problemi të zgjidhet sa më parë, duke kërkuar nga Prishtina largimin e taksës./ZERI