Hahn pas takimit me Vuçiqin: Të hiqet taksa urgjentisht

Aktuale December 03, 2018 - 14:31
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Komisionari i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Zgjerim Johannes Hahn pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq ka deklaruar që temë diskutimi ka qenë taksa e vendosur për mallrat që hyjnë nga Serbia dhe Bosnja, raporton “Zëri.info”.

Hahn ka kërkuar që taksa ndaj Serbisë të hiqet menjëherë.

“Takim i mirë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd, ku diskutuam për vendimin e Kosovës për vendosjen futjen e tarifave mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, e cila pengon CEFTA-n dhe bashkëpunimin rajonal. Ne ramë dakord për nevojë urgjente për de-përshkallëzim”, ka shkruar Hahn në Tëitter./ZËRI