Apostolova: Hahn vjen me mesazh të qartë për taksën

Aktuale December 03, 2018 - 12:47
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka  thënë se mesazhi i Komisionerit  Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn gjatë vizitës së sotme do të jetë i qartë se duhet të hiqet taksa për mallrat serbe.

Sipas të parës së BE-së në vendin tonë, taksa prej 100 përqind po e dëmton Kosovën që ka presidencën e CEFTA-s dhe se Kosova po thyen ligjet ndërkombëtare.

Këto komente ajo i bëri pas një takimi që pati me përfaqësuesit e Listës Serbe të cilët po qëndrojnë të bllokuar në Kuvend në shenjë proteste ndaj taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia, njofton Klan Kosova.

Komisari evropian për zgjerim, Johannes Hahn gjatë vizitës së sotme në Prishtinë do të zhvillojë takime me krerë të lartë shtetërorë.