Haradinaj e Hahn në konferenca të ndara për shtyp

Aktuale December 03, 2018 - 12:35
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Derisa Komisioneri Europian për Zgjerim, Johannes Hahn pritet që sot të vijë në Kosovë dhe të takojë liderët shtetërorë duket se konferencat nuk do t’i mbajnë të përbashkëta.

Kështu të paktën është bërë e ditur përmes njoftimeve të zyrës se BE-së dhe zyrës së kryeministrit të Kosovës.

Në njoftimet e tyre është thënë se komisioneri Hahn do të mbajë konferencë për medie në ora 16:45 në zyrët e BE-së në Prishtinë, kurse kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do ta mbajë vetëm 15 minuta pas tij që parashihet në ora 17:00.

Ende nuk dihen arsyet pse këto konferenca do të jenë të ndara dhe çfarë do të flitet në to.