Hahn arrin në Beograd, takohet me Vuçiqin

Aktuale December 03, 2018 - 11:51
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Johannes Hahn sapo ka mbërritur në Presidencën e Serbisë ku do të takohet me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq, raporton portali serb Blic, transmeton zeri.info

Siç pritej, tema kryesore e takimit do të jetë vendim i Prishtinës pak kohë më parë që normat e taksave për mallrat nga Serbia dhe Mali i Zi të rriten me 100 për qind.

Pas bisedimeve me Vuçiqin, Hahn udhëton në Prishtinë, ku do të takohet me udhëheqjen e Kosovës, që nga presidenti dhe kryeministri, deri tek kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe opozita.

Shumë këtë lëvizjeje e interpretojnë si një presion shtesë ndaj autoriteteve të Prishtinës që nuk heqin dorë nga vendimi i tyre për të rritur taksat, edhe pse ajo ka hasur në kritika të shumta si të publikut evropian ashtu edhe të botës, sipas medias serbe. /Zëri