Analisti serb: Thaçi e Haradinaj e bëjnë të qartë pafuqinë e Serbisë në Kosovë

Analisti serb: Thaçi e Haradinaj e bëjnë të qartë pafuqinë e Serbisë në Kosovë

Aktuale dhjetor 03, 2018 - 10:28
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Gazetari i revistës “Vreme” dhe analisti politik serb Radoslav Qebiq ka vlerësuar se me futjen e taksave doganore, si dhe aksioneve në njësiteve speciale ROSU, presidenti dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, tregojnë se sa është e pafuqishme Serbia në Kosovë.

“Pozita e Serbisë është shumë e keqe”, konsideron Qebiq.

Lexo edhe ‘Nëse nuk hiqen vizat për kosovarët, fajtorë BE-ja’
Aktuale dhjetor 03, 2018

Ai shton se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq gjithë këto vite po përpiqet ta përgatisë kombin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ai këtë me siguri edhe e kishte bërë, por nuk është i sigurt për dy gjëra, nuk është i sigurt deri në fund se si do ta pranojë këtë elektorati i tij, edhe pse e ka përgatitur me kohë, dhe e dyta se nuk e di se çfarë do të fitojë si shkëmbim”, thotë Qebiq. /Insajderi