Nxënësja veshi bluzën kuq e zi, e çuditshme çfarë i tha mësuesi zviceran

Aktuale December 03, 2018 - 09:37
Lexoni detajet

Sabit Gecaj një poet e publicist shqiptar dhe një politikan shqiptaro- zviceran, ka ngritur shqetësimin e tij në lidhje me “injorancën e mësuesve në Zvicër”.

Me anë të një postimi, Gecaj ka shkruar se një nxënëse shqiptare e një shkolle të qytetit të Cyrihut përjetoi injorancën nga ana e mësuesit të saj për shkak se kishte veshur fanelën me shqiponjë, për të treguar përkatësinë e saj po ashtu edhe për nderë të Festës së Flamurit.

Gecaj ka pyetur se: “A mund të imagjinoni, që në arsimin zviceran, punojnë mësues injorantë, të cilët; një fëmiu shqiptarë që ka veshur fanelen KuqeZi, me Flamurin Kombëtar Shqiptar, për nderë të 28 nëntorit, i drejtohen: „ju nuk guxoni të veshni këtë bluzë, sepse është provokim“!”.

Sipas Gecajt e njëjta shkollë nuk ka të përcaktuar veshjen, apo uniformë shkolle.

“Andaj një qëndrim i tillë i një mësimdhënësi, ndaj një nxënësi, shqiptar në këtë rast; nuk dua ta klasifikoj si racizem, por jam i detyruar të them se është një primitivizëm, dhe mosdije e injorancë e paskajeshme!”, ka shkruar Gecaj, transmeton “Albinfo.ch”.

Ai ka vazhduar postimin duke thënë se në botë ka shumë popuj dhe se me çdo të drejtë ata kanë të drejtë të identifikohen me anë të simboleve që identifikojnë shtetin e tyre ose përkatësinë e tyre.

“Shprehja e identitetit në këtë mënyrë, me shenja ose heraldike tjetër, nuk do të thotë se është dhunë, përkundrazi është vlerë njerëzore e kombëtare, është vetëdije shoqërore e njerëzore, dhe nuk përben asnje rrezik, për asnjë shoqëri e as popull. Fundja pse nuk duhet njeriu të mos deklaroj identitetin e vetë nacional, çfarë të keqe apo turp përbën një gjë e tillë! Nuk e dija që edhe Zvicra, paska mesues, e mesues!”, ka shkruar në fund Gecaj.