Protestojnë gratë serbe

Aktuale December 03, 2018 - 09:13
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Protesta do të fillojë para zyrave të BE-së dhe EULEX-it.

Protesta “Marshi i grave” do të mbahet sot në veri të Mitrovicës, duke filluar nga ora 12:00.

Protesta do të fillojë para zyrave të BE-së dhe EULEX-it.

Pas kësaj, pjesëmarrësit do të bëjnë një shëtitje protestuese deri te monumenti i princit Lazar në qendër të qytetit.

Në veri protesta janë mbajtur çdo ditë pas vendosjes së taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë serbe.