Hoti del kundër rezolutës për dialogun me Serbinë

Aktuale December 02, 2018 - 15:03
Lexo detajet

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj rezolutës së Partisë Socialdemokrate për dialogun Kosovë-Serbi. Hoti ka shkruar që vetëm zgjedhjet e reja sigurojnë legjitimitetin e personave që udhëheqin Kosovën dhe dialogun, transmeton “Zëri.info”.

“Vetem zgjedhjet e reja sigurojne legjitimitetin e atyre qe e udheheqin Kosoven dhe e perfaqesojne ne dialog. Kjo vlen edhe per PSD-ne para se te behet pjese e cfaredo ekipi negocues. PSD-ja duhet permes zgjedhjeve te reja te verifikoje 12 mandatet qe ka ne Kuvend, ngase jane mandate te fituara nga nje parti tjeter. Vleresoj se verifikimi i legjitimitetit eshte i domosdoshme per qendrueshmerine e demokracise ne Kosove dhe te PSD-se gjithashtu”, ka shkruar Hoti në “Facebook”. /ZËRI