Lista Serbe mbyllet brenda Kuvendit të Kosovës deri nesër, për të takuar Johannes Hahn-in

Aktuale December 02, 2018 - 13:17
Lexo detajet

Kryetari i Listës serbe Goran Rakiq deklaroi sot se deputetët e LS-së hynë në Kuvendin e Kosovës dhe do të qëndrojnë aty deri në ardhjen e Komisoneri të Bashkimit Evropian për zgjerim, Johannes Hahn, vizita e të cilit pritet nesër, raporton portali serb “Novosti”, transmeton “Zeri.info”.

Tani ka përfunduar konferenca e jashtëzakonshme e ‘Shtabit të Krizës’ ku kryetari Goran Rakiq ka deklaruar që deputetët e Listës serbe kanë hyrë në Kuvendin e Kosovës dhe do të qëndrojnë atje për t'u takuar me Johannes Hahn.

“Deputetët e Listës serbe prej orës 11 janë mbyllur në Kuvendin e Prishtinës dhe kërkojmë takim me Johannes Hahn, përfaqësues i Bashkimit Evropian që vjen nesër në Prishtinë. Në mënyrë që ta njoftojmë atë me krizën potenciale humanitare që i kanoset popullit serb për shkak të vendimit të Prishtinës që të aplikojë taksën 100% dhe praktikisht të bllokojë shpërndarjen e ushqimit, ilaçeve, shtypit dhe gjërave të tjera të nevojshme”, tha Igor Simiq./Zeri